Infektuar: 1110
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Molliqaj: Pa PSD’në s’do të bëhej ushtria e Kosovës

Molliqaj: Pa PSD’në s’do të bëhej ushtria e Kosovës

Aktuale August 13, 2019 - 23:04
Lexo tjera detaje

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se Kosovë sot s’do të kishte ushtri të veten pa ndihmën e partisë së tij.

“Ushtria s’mund të bëhej pa një garancë të PSD’së”, është shprehur ai, në emisionin “Pressing”.

Molliqaj ka thënë se PSD’ja ka ndikuar që “Lista Srpska të mos jetë përcaktues i politikave në Kosovë”.

Sipas tij, pa ndihmën e PSD’së s’do të kishte qenë e mundur edhe taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.