Skender Reçica sfidon të dhënat shtetërore, s’pranon që ka rritje të papunësisë

Skender Reçica sfidon të dhënat shtetërore, s’pranon që ka rritje të papunësisë

Aktuale gusht 13, 2019 - 22:00
Lexo tjera detaje

Punësimin e patën ndër premtimet kryesore kur e kërkuan votën e qytetarëve.

Por, ky zotim nuk u përmbush nga qeveria e koalicionit PAN me në krye Ramush Haradinajn.

Është një agjenci shtetërore ajo që sjell shifra zyrtare që dëshmojnë rënien e shkallës së punësimit nga viti 2017.

Kështu, nga 29.8% sa ishte para dy vjetësh, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në tremujorin e parë të 2019-ës, ka rënë në 28.2%, njofton Klan Kosova.

Mirëpo, ndryshe konsideron ministri në largim i Punës dhe Mirëqenies Sociale, i cili nuk preferon t’i komentojë shifrat e ASK-së, ani se janë të dhëna qeveritare.

Skënder Reçica flet vetëm për rënie të shkallës së papunësisë, e cila sipas tij, është ulur për 4%.