Paçarizi: Rifillimi i dialogut rikthen partneritetin me ndërkombëtarët

Paçarizi: Rifillimi i dialogut rikthen partneritetin me ndërkombëtarët

Aktuale gusht 13, 2019 - 21:31
Lexo tjera detaje

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, e sheh rifillimin e dialogut me Serbinë si hap që e rikthen partneritetin me ndërkombëtarët.

“Qeveria ka ra ngase u bllokua dialogu me Serbinë. Pa e rinisur dialogun Kosova nuk mund të rikthejë partneritetin me miqtë ndërkombëtarë”, ka thënë në RTK.

Ai ka thënë se nuk beson që LDK dhe lëvizja Vetëvendosje kanë interes për koalicion parazgjedhor. “LDK dhe VV po dalin të parat në sondazhe, prandaj nuk besoj se do të ishte në interesin e tyre të shkojnë me ndonjë koalicion parazgjedhor”, është shprehur ai. “Takimi i sotëm besoj u bë që dy partitë të votojnë shpërndarjen e kuvendit me 22 gusht”.