Deputetja e VV-së: Në Universitet ka militantë partiak që janë analfabetë

Deputetja e VV-së: Në Universitet ka militantë partiak që janë analfabetë

Aktuale gusht 13, 2019 - 19:48
Lexoni detajet

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, ka thënë se ndikimi i dorës së pushtetit mbi Universitet është krim i pafalshëm.

Kollçaku përmes Facebook ka shkruar se krim është edhe angazhimi i militantëve partik në pozita asistentësh e profesorësh të cilët janë analfabetë funksionalë dhe përhapin mosdije.

“Hapni rrugë për dije dhe dijetarë. Koha ju mbaroi. PAN-ik”, ka shkruar ajo.