Parashikimi i motit sot në Kosovë

Parashikimi i motit sot në Kosovë

Aktuale July 24, 2019 - 08:07
Lexoni detajet

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot me diell dhe pjesërisht të vranët.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-29 gradë celsius.

Në viset malore temperaturat në të dy vlerat ekstreme do të jenë më të ulëta për 8-10 gradë celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë dhe kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për popullatën.

Kontakti me diellin nga ora 9-17 mundësisht të jetë i kufizuar. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-7m/s.