Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Haradinaj iu shkruan letër Thaçit, Veselit, Mustafës, Limajt, Pacollit e Ahmetit
Foto: Laura Hasani

Haradinaj iu shkruan letër Thaçit, Veselit, Mustafës, Limajt, Pacollit e Ahmetit

Aktuale July 22, 2019 - 16:40
Detajet

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar  se ka dorëzuar te krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike vendimin për dorëheqjen e tij nga posti i të parit të Qeverisë

Duke publikuar edhe letrat që ka dorëzuar, përmes një postuar në Facebook, Haradinaj bëri të ditur se iu ka shkruar sot presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarit Kadri Veseli, kreut të VV-së, Albin Kurtit, kreut të LDK-së, Isa Mustafës, të parit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt, Behgjet Pacollit të AKR-së e Shpend Ahmetit të PSD-së.

“ Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, kam ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit”, ka shkruar Haradinaj, duke shtuar se deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si Kryeminister dhe Qeveri në dorëheqje.