Ambasadori i Spanjës në takim me Bërnabiqin, ka një lajm të keq për Kosovën

Ambasadori i Spanjës në takim me Bërnabiqin, ka një lajm të keq për Kosovën

Aktuale July 22, 2019 - 13:57
Lexo Detajet

Ana Bërnabiq ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Spanjës, Raul Bartolomeu Molina.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Spanjës në Beograd, Raul Bartolomeu Molina i cili i konfirmoi se shteti i tij nuk do ta ndryshojë qëndrimin në lidhje me mosnjohjen e Kosovës.

Ai po ashtu u zotua se Spanja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje në rrugëtimin evropian të Serbisë, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Bërnabiq dhe Molina kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale të dyja vendeve dhe mundësinë e bashkëpunimit të mëtejmë ekonomik.

“Serbia gjithmonë do të jetë mik i mirë i Spanjës. Ambasadori Molina ka konfirmuar se Spanja nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj në raport me Kosovën dhe se do të vazhdojë të shfaq mbështetje për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe nacionale të Serbisë”, deklaroi Bërnaviq, transmeton lajmi.net.

Spanja është një prej pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e ka njohur Kosovën, së bashku me Qipron, Rumaninë, Greqinë dhe Sllovakinë.