Hoxhaj: Vendimi i GjND-së konfirmoi të drejtën e shtetësisë së Kosovës

Hoxhaj: Vendimi i GjND-së konfirmoi të drejtën e shtetësisë së Kosovës

Aktuale July 22, 2019 - 12:26
Lexo Detajet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kujtuar nëntë vjetorin e verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila Pavarësinë e Kosovës e shpalli legjitime.

Hoxhaj ka thënë se ky vendim i GjND-së e ka konfirmuar të drejtën e shtet ndërtimit dhe sovranitetit të Kosovës.

“Nëntë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë njohu legjitimitetin e Pavarësisë së Kosovës. Ky vendim, konfirmoi të drejtën e shtet ndërtimit, konfirmoi sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

E nëntë vjet pas, Hoxhaj tha se Kosova ka vendosur para saj rrugën drejt integrimit euroatlantik bashkë me institucionet e saj.

“Të jemi krenarë për rrugën e bërë deri sot, megjithatë, të vetëdijshëm edhe për shumë sfida që na presin”, ka shkruar Hoxhaj.