Albin Kurti 'ultimatum' presidentit Thaçi

Albin Kurti 'ultimatum' presidentit Thaçi

Aktuale July 20, 2019 - 11:39
Lexo tjera detaje

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka bërë thirrje publike presidentit Hashim Thaçi, që të ftojë partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Kurti, bashkë me Besnik Bislimin kanë mbajtur konferencë për media.

“Kërkoj nga presidenti Thaçi që t’i thërrasë partitë politike që ta caktojmë datën për zgjedhje të reja”, ka thënë Kurti, derisa ka shtuar se janë duke u përgatitur për zgjedhje të reja.

Ndërkohë, nënkryetari i kësaj partie, Besnik Bislimi, ka thënë se janë të gëzuar rënies së Qeverisë, siç ka thënë ai më e madhja dhe më jetëshkurta ndonjëherë në Kosovë.

Beslimi ka akuzuar qeverinë për korrupsion dhe për punësime të familjarëve të tyre.