Koalicioni parazgjedhor LDK-VV? Përgjigjet Albin Kurti

Koalicioni parazgjedhor LDK-VV? Përgjigjet Albin Kurti

Aktuale korrik 19, 2019 - 22:32
Detajet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar për media, pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të dhënë dorëheqje nga posti i tij, pas marrjes së një ftese për paraqitje në Gjykatën Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.

Kurti ka kundërshtuar idenë që vendi të bëhet me qeveri teknike, duke thënë se duhen zgjedhje sa më parë.

“Improvizimet e tilla nuk janë zgjidhje. Por janë problem. Nuk i duam problemet”, ka deklaruar Kurti.

“Ka nevojë për ndryshime shumë të mëdha. Duhet të ecim me zgjedhje të reja parlamentare, për zgjidhje demokratike”, është shprehur ai.

“Me LDK’në, si dy partitë më të mëdha politike në vend, si opozita e këtij vendi, do të vazhdojmë komunikimin dhe koordinimin menjëherë në ditët në vijim”, ka bërë të ditur ai.

“Do të shohim se çka është më së miri. S’mund të flas tash se cilat do të jenë hapat e ardhshëm”, ka thënë Kurti para gazetarëve, në natën e së premtes.

“E domosdoshme që sa më parë të ketë zgjedhje të reja, të parakohshme. T’ia kthejmë shpresën popullit, është viktima e vërtetë e kësaj keqqeverisje”, ka deklaruar ai.