Momenti kur Haradinaj duartrokitet nga qytetarët në kafene (VIDEO)

Momenti kur Haradinaj duartrokitet nga qytetarët në kafene (VIDEO)

Aktuale July 19, 2019 - 19:26
Detajet

Ramush Haradinaj sot ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeministrit.

Dorëheqja ka ardhur pas ftesës së pranuar nga Gjykata Speciale për intervistim si i dyshuar.

Pas dorëheqjes, Haradinaj së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij, ka dalur për kafe tek ‘Kafet e Vogla’ në Prishtinë, shkruan Ballkani.info.

Edhe pse nën përcjellje, Haradinaj është mirëpritur nga qytetarët prezent në kafene, të cilët kanë shfrytëzuar rastin të bëjnë fotografi.

Kur është larguar, Haradinaj është duartrokitur nga qytetarët e pranishëm në shenjë mbështetje.