Zyrapi tregon se kur do të udhëtojë drejt Hagës

Zyrapi tregon se kur do të udhëtojë drejt Hagës

Aktuale July 19, 2019 - 19:24
Detajet

Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi, aktualisht këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar për herë të parë pas lajmit se është ftuar nga Gjykata Speciale.

Zyrapi ka thënë se ftesa nga ky organizëm i drejtësisë i ka ardhur “para disa ditësh”.

“Jam i ftuar si i dyshuar”, ka bërë të ditur Zyrapi.

Ai ka konfirmuar se do t’i përgjigjet ftesës.

“Natyrisht do t’i përgjigjem, dhe do të shkoj te Gjykata Speciale”, ka deklaruar ai për T7.

I pyetur nëse di emra të të ftuarve të tjerë nga ky organizëm, ai është përgjigjur: “Nuk e di se kush tjetër është thirrur”.

Zyrapi ka thënë se i kanë treguar që është i dyshuar “për rastet e luftës që kanë ndodhur”.

Ai ka bërë të ditur se në Hagë, te Gjykata Speciale, do të shkojë më 4 gusht të këtij viti.