Sami Lushtaku reagon: Me shqetësim e mora lajmin për mikun tim Ramush Haradinaj

Sami Lushtaku reagon: Me shqetësim e mora lajmin për mikun tim Ramush Haradinaj

Aktuale July 19, 2019 - 19:19
Detajet

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit si pasojë e ftesës së marrë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar si i dyshuar, ka reaguar edhe ish-komandanti i UÇK’së dhe një prej figurave më të rëndësishme të PDK’së, Sami Lushtaku.

Ai ka thënë se e ka marrë me shqetësim një lajm të tillë, duke shtuar se lufta e UÇK’së ka qenë e drejtë dhe se një gjë e tillë është dëshmuar në vazhdimësi.

Lushtaku thotë se Haradinaj do të dalë fitimtar si gjithmonë.

Reagimi i plotë:

Me shqetësim mora lajmin për ftesën që i është bërë nga Gjykata Speciale, mikut tim Ramush Haradinaj. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe e pastër dhe e tillë është dëshmuar në vazhdimësi, para gjykatave vendore dhe ndërkombëtare. Ashtu si në të kaluarën, Ramushi do të dalë fitimtar edhe në këtë betejë! SL