Reagimi i Fatmir Limajt  pas dorëheqjes së Haradinajt

Reagimi i Fatmir Limajt pas dorëheqjes së Haradinajt

Aktuale July 19, 2019 - 18:53
Detajet

Pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, ka reaguar ish-zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, i cili njëherit është edhe lider i Nismës Socialdemokrate, raporton zeri.info.

Limaj me këtë rast ka thënë se ftesa e Gjykatës Speciale për intervistim kundrejt Haradinajt është krejtësisht e padrejtë.

“Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për kryeministrin e Qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj, është ftesë e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë të tjerë të UÇK-së”, ka deklarurar ai.

Megjithkëtë Limaj është shprehur i bindur se Kosova do ta kalojë suksesshëm këtë sfidë

. “Fatkeqësisht kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqeve të Kosovës. Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe drejtësia do të ngadhënjejë edhe në këtë rast”, është shprehur Limaj. /Zeri