Hoxhaj: Me keqardhje e mora lajmin për dorëheqjen e Haradinajt

Hoxhaj: Me keqardhje e mora lajmin për dorëheqjen e Haradinajt

Aktuale July 19, 2019 - 18:36
Detajet

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Hoxhaj është shprehur se e ka marrë me keqardhje lajmin e dorëheqjes së papritur të Haradinajt.

Ai është shprehur se lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe asnjë gjykatë nuk mund të cënojnë pastërtinë e saj.

Hoxhaj ka shkruar se pas kthimit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli nga Uashingtoni do të konsultohen për hapat e ardhshëm.

Ky ësht postimi i tij i plotë:

“Me keqardhje e kam marrë lajmin e dorëheqjes së papritur të Kryeministrit Ramush Haradinaj.Lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe asnjë gjykatë nuk mund ta cënojë pastërtinë e saj.

Ky është një zhvillim serioz për vendin. Pas kthimit nesër nga SHBA-të të Kryetarit Kadri Veseli, si PDK do t’i diskutojmë hapat e ardhshëm, të cilat do t’i ndërmarrim në pajtim me interesat madhore dhe të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ai.