Këto ishin fjalët e Haradinajt pas dorëheqjes në vitin 2005

Këto ishin fjalët e Haradinajt pas dorëheqjes në vitin 2005

Aktuale July 19, 2019 - 17:10
Lexo tjera detaje

Sot ishte dita e fundit e Ramush Haradinajt në pozitën e kryeministrit të Kosovës, raporton zeri.info. 

Pas ftesës që mori për intervistim nga Gjykata Speciale, Haradinaj dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e shefit të qeverisë. 

Kjo nuk është hera e parë që lideri i AAK-së lëshon pozitën e kryeministrit. Njëjtë kishte vepruar edhe më 2005, pasi ishte ftuar nga prokurorët e Hagës. 

Në fjalimin e tij ku kishte dhënë dorëheqje Haradinaj kishte thënë se ai moment paraqiste një nga ditët më të vështira të jetës së tij.

“Kjo është një prej ditëve më të vështira të mia, por liria ka çmim të lartë dhe unë jetën time kam pasur edhe ditë të tjera të vështira”, qe shprehur  Haradinaj.

Haradinaj më tej kishte thënë se do të përballej me akuzat ndaj tij dhe i pati bërë thirrje popullit të Kosovës ta pranonin këtë vendim.

“Kërkoj nga ju që ta pranoni këtë fat, kërkoj nga ju që të pranoni gjithçka, që është gati e pamundshme për t’u pranuar, por bëjeni këtë për t’i bërë nder vendit edhe kombit”, pati nënvizuar ish-kryeministri i Kosovës.

Haradinaj atë kohë në pozitën e kryeministrit kishte qëndruar rreth 100 ditë./Zeri