Shumica e premtimeve në fushën e arsimit nuk u realizuan

Shumica e premtimeve në fushën e arsimit nuk u realizuan

Aktuale korrik 18, 2019 - 23:01
Lexoni detajet

Këshilli Shtetëror i Cilësisë, ditë më parë nuk akreditoj tri universitete publike në Kosovë, të Mitrovicës, të Prizrenit dhe Universitetin e Pejës.

Sipas platformës qeverisja tani, e cila merret me monitorim me premtimeve zgjedhore të subjekteve politike në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-së, koalicioni PAN nuk ka përmbushur ende premtimet e tyre, në rrafshin e arsimit.

Programi i studimit dual, Kosova si qendër bashkëpunuese me universitetet ndërkombëtare, Kredi tatimore për prindër të studentëve, depolitizomi i sistemit të arsimit, programi për kodim IT në shkolla fillore “Programming Kosovars”, si dhe modernizmi i Fakultetit të Minierave, të gjitha këto premtime nuk kanë gjetur realizmin e tyre.

Pjesërisht zbatim ka gjetur digjitalizimi i shkollave, për të cilat janë ndarë buxhet 230 mijë për furnizim më teknologji informative në arsimin para universitar, mirëpo është realizuar vetëm një grand për 160 shkolla për blerje të pajisjeve teknologjike, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu janë ndarë mijëra euro buxhet, për furnizim me pajisje laboratorike  për kërkime shkencore , por që kanë qenë të pa aplikueshme.

E për rritjen e cilësisë, janë marrë kredi miliona euro nga Banka Botërore, por është realizuar vetëm një memorandum mirëkuptimi për programin për shkollat e shekullit 21 me British Council.

Për hapjen e shkollave profesionale, janë ndarë 1.1 milion euro për ndërtimin e një shkolle profesionale në Komoran dhe Ferizaj, por që  është realizuar vetëm vënia e gurëthemelit të një shkolle të tillë në Komoran të Drenasit.

Për fondin e bursave për studime jashtë, ka hyrë ratifikimi i marrëveshjes me Komisionit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” si dhe bursa në Universitetin e Sheffieldit. /RTV Dukagjini