Lulzim Basha reagon pas ndalimit të Daut Haradinajt në Vjenë

Lulzim Basha reagon pas ndalimit të Daut Haradinajt në Vjenë

Aktuale July 18, 2019 - 17:15
Detajet

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas raportimeve se deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj është ndaluar në Vjenë të Austrisë, përcjell “Zëri.info”.

I pari i PD-së këtë e ka konsideruar si një provokim të radhës nga Serbia me fletëarreste të dështuara siç i ka quajtur Basha.

“Me indinjatë mësova lajmin e ndalimit ne Vjenë të deputetit të Parlamentit të Kosovës z. Daut Haradinaj, një prej luftëtarëve më të spikatur të çlirimit të Kosovës, për shkak të një fletarresti nga Serbia. Është një tallje me faktorin ndërkombetar, me institucionet europiane dhe amerikane, që ndërsa Serbia flet për marrëveshje e bisedime me Kosovën,nga ana tjetër provokon Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar duke vijuar taktikën e dështuar të lëshimit të fletarresteve”, ka shkruar Basha në një postim në “Facebook”.

Tutje ai u ka bërë thirrje autoriteteve austriake që ta refuzojnë këtë taktikë konflikti në Ballkan.

“U bëj thirrje autoriteteve të Austrise mike të refuzojne këtë taktikë konflikti në Ballkan të frymëzuar nga mendësi të vjetra që në të shkuarën hapën plagë për Ballkanin e që vënë në pikëpyetje vullnetin për të ardhmen europiane të rajonit tonë.Situata me deputetin kosovar është sqaruar nga autoritetet vendase dhe më pas është lënë i lirë”, përfundon postimi i Bashës. /ZËRI