Selmanaj: Serbët mund ta shohin vetëm në ëndërr arrestimin e Daut Haradinajt

Selmanaj: Serbët mund ta shohin vetëm në ëndërr arrestimin e Daut Haradinajt

Aktuale July 18, 2019 - 16:42
Detajet

Rasim Selmanaj deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është deklaruar pas raportimeve se bashkëpartiaku i tij Daut Haradinaj është ndaluar në Vjenë të Austrisë për shkak të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia, raporton “Zëri.info”.

Selmanaj në një postim në “Facebook”, ka shkruar se serbët mund ta shohin vetëm në ëndërr arrestimin e Daut Haradinajt.

“Nuk vlejnë ma letrat e Serbisë!  Ata mund ta shohin vetëm në ëndërr arrestimin e Daut Haradinaj”, ka shkruar Selmanaj. /ZËRI