Pompeo i bën bashkë Pacollin e Daçiqin

Pompeo i bën bashkë Pacollin e Daçiqin

Aktuale korrik 18, 2019 - 16:22
Detajet

Në ministerialin e organizuar në Washington nga sekretari i shtetit Mike Pompeo, zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli është vendosur afër numrit një te diplomacisë amerikane.

Në ketë ministerial në të cilin po marrin pjese ministra te jashtëm nga dhjetëra vende te botës, ministri i jashtëm kosovar, gjatë fotografisë zyrtare ka qene ne krah te sekretarit Pompeo.

E rastësishme apo jo, ne anën tjetër ka qenë i vendosur edhe Ivica Dacic, ministri i jashtëm serb.

Përfshirja direkte e SHBA’së ne dialogun përfundimtar Kosove Serbi po shihet si e vetmja mundësi e zgjidhjes se këtij problemi, qe u garanton dy vendeve ecjen drejt integrimeve evropiane.

 Pacolli ne te kaluarën ka dale ne përkrahje te qëndrimeve te administratës amerikane ne shume çështje kyçe për Washingtonin, dhe kjo si duket ne Uashington po mirëpritet.