Daut Haradinaj deklarohet nga Vjena

Daut Haradinaj deklarohet nga Vjena

Aktuale July 18, 2019 - 16:19
Detajet

Mediat kosovare kanë raportuar sot gjatë ditës se deputeti i AAK-së Daut Haradinaj është ndaluar në Vjenë, bazuar në fletëarrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia.

Por, këtë lajm e ka mohuar vet Daut Haradinaj i cili ka folur  për Klan Kosovën.

“Lajmi nuk është i vërtetë, ishte vetëm një konsultë disa minutëshe me policinë në aeroport. Nuk ka të bëjë as me ndalim dhe as me arrestim”.

“Jam në Vjenë i lirë dhe duke u bazuar në planin tim”.

“Falënderoj policinë dhe shtetin austriak për korrektësinë e vazhdueshme, si në këtë rast, ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme të cilën ia kanë dhënë Kosovës pa rezervë”.

“Mesazhi im për miqtë dhe dashamirët të shqetësuar, jam i lirë dhe jam shumë mirë. Shumë shpejt takohemi në Kosovë – i falënderoj të gjithë për mbështetjen”, përfundoi ai.