Daut Haradinaj poston fotografi nga Vjena

Daut Haradinaj poston fotografi nga Vjena

Aktuale korrik 18, 2019 - 16:08
Detajet

Pak më parë është raportuar se deputeti i Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës Daut Haradinaj është ndaluar në Vjenë pas një fletarrestim të lëshuar nga Serbia, raporton “Zëri.info”.

Lirimin e tij e ka konfirmuar deputeti i AAK-së Muharrem Nitaj i cili për “Zërin”, tha se deputeti Haradinaj është lënë i lirë në rrugën e tij.

“Nga informacionet që unë kam deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj është lënë i lirë për ta vazhduar rrugën e tij. Detajet se çfarë ka ndodhur do ti tregojë vet ai më vonë”, ka konfirmuar Nitaj për “Zërin”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga deputeti I cili në profilin e tij në “Facebook”, ka publikuar një fotografi e ku ka shkruar “Live nga Vjena”. /ZËRI

Image