Daut Haradinaj lihet i lirë në Vjenë

Daut Haradinaj lihet i lirë në Vjenë

Aktuale July 18, 2019 - 15:59
Detajet

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) Daut Haradinaj pak më parë është ndaluar në Vjenë të Austrisë kjo për shkak të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia, raporton  “Zëri.info”.

Mirëpo menjëherë ai është liruar për ta vazhduar rrugën e tij. Këtë gjë e ka konfirmuar për “Zërin”, deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj.

“Nga informacionet që unë kam depueti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj është lënë i lirë për ta vazhduar rrugën e tij. Detajet se çfarë ka ndodhur do ti tregojë vet ai më vonë”, ka konfirmuar Nitaj për “Zërin”. /ZËRI