Hodges: Të hiqen ‘vijat e kuqe’ për Kosovën e Serbinë dhe të mbështeten për t’i rezistuar presionit rus

Hodges: Të hiqen ‘vijat e kuqe’ për Kosovën e Serbinë dhe të mbështeten për t’i rezistuar presionit rus

Aktuale July 18, 2019 - 13:10
Detajet

Ish-gjenerali i ushtrisë amerikane në Evropë, Frenklin Ben Hodges, në një intervistë për edicionin në gjuhën serbe të  Zërit të Amerikës, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të marrin një rol udhëheqës sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan dhe në bisedimet ndërmjet liderëve të Serbisë dhe Kosovës, Aleksander Vucic dhe Hashim Thaçi, duhet të jetë me i madh, udhëheqës”, ka thënë Hodges

Ai thotë se përfshirja e SHBA-së për të zgjidhur problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë e qëndrueshme dhe jo e herë pas hershme.

“Përkushtimi ynë duhet të jetë i qëndrueshëm, më shumë se episodik. Ne nuk mund të themi, të organizojnë një konferencë për të (dialogun0, dhe më pas të lëvizim në krejt diçka tjetër”, ka shtuar ish-gjenerali amerikan.

Përveç tjerash Hodges thotë se është e nevojshme që t’iu krijohet hapësira Thaçit dhe Vuçiqit për të arritur një marrëveshje finale, dhe se për një gjë të tillë thotë se duhet hequr ‘vijat e kuqe’, për t’i mbrojtur dy palët nga një ndikim rus.

“ Kjo është arsyeja pse unë mendoj që është e nevojshme të ndihmohet dhe të krijohet hapësirë më e madhe për Thaçin dhe Vuçiqin për të arritur një marrëveshje finale. Është e nevojshme jo vetëm që të hiqen ‘vijat e kuqe’, por edhe për t’i mbështetur dhe mbrojtur nga presioni i Rusisë. Për shembull për ta ndihmuar Serbinë që t’i rezistojë presionit të Kishës Ortodokse e cila ka lidhje me Rusinë”, ka potencuar ndër të tjera Hodges, transmeton Gazeta Express.

Hodges ndër të tjera ka treguar për një bisedë që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në të cilën presidenti serb ka thënë se do të ishte katastrofike që SHBA-të të mos përfshiheshin në zgjidhjen e problemeve në Ballkan