Serri: Procesi i vizave, i gjatë dhe i ndërlikuar

Serri: Procesi i vizave, i gjatë dhe i ndërlikuar

Aktuale July 18, 2019 - 11:52
Lexo tjera detaje

Zëvendësshefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën, është një proces i ndërlikuar dhe që merr kohë, raporton zeri.info.

Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, ku u bë prezantimi i Raportit për Vendin për vitin 2019, Serri tha se vendimi për vizat tashmë i takon Këshillit të Ministrave.

“Tani e dini që procesi i vendimmarrjes është i gjatë, i ndërlikuar. Mund të jeni të frustruar, por do të jetë përgjegjësi e Këshillit për të marrë vendim, duhet të presim që ky debat të piqet”, theksoi ai.

Zëvendësshefi i Zyrës së BE-së në Kosovë foli edhe për papunësinë, me ç’rast tha se kjo çështje vazhdon të mbetet një problem i madh në Kosovë./Zeri