Macron publikon videon e fjalimit në Beograd me mbishkrim shqip

Macron publikon videon e fjalimit në Beograd me mbishkrim shqip

Aktuale July 17, 2019 - 14:24
Lexoni detajet

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka qëndruar gjatë dy ditëve në Beograd.

Nga atje ai ka folur edhe për të ardhmen ndërmjet dy shteteve fqinje Kosovës dhe Serbisë.

Mesazhin e tij në gjuhën franceze e ka shpërndarë gjatë ditës së sotme, por me mbishkrimin në gjuhën shqipe.

“Duhet të ndërtojmë së bashku paqen mes Serbisë dhe Kosovës. Mesazhi im nga Beogradi”, shkruan Macron poshtë videos së vendosur./Kk

Videon mund ta gjeni këtu.