Ministri Bytyqi reagon pas mbylljes së Universiteteve Publike

Ministri Bytyqi reagon pas mbylljes së Universiteteve Publike

Aktuale July 15, 2019 - 18:45
Lexo Detajet

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka reaguar sot pas vendimit të fundit që ka marrë që Këshilli Shtetëror i Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike atë të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës

Në një konferencë të Jashtëzakonshme për media, ministri Bytyqi është sqaruar se një vendim i tillë nuk është marrë dhe nuk ka të bëjë me ministrinë e Arsimit, raporton Zëri.info

“Ajo që duhet të qartësohet është se këto nuk janë vendime të Ministrisë së Arsimit sepse Këshilli Shtetëror i Cilësisë merr vendime sipas ligjeve dhe procedurave që janë në fuqi”, ka theksuar ai.

Ai deklaroi se nga Agjencia Kundër Korrupsion kanë marrë një njoftim ku thuhet se ka shkelje në përbërjen e këtij Këshilli, kësisoj ministria ka kërkuar nga ta që përderisa nuk i qartësojnë çështjet e ngritura nga AKK-ja të mos merret asnjë vendim nga ana e Këshillit.

“Ne kemi marrë një njoftim nga Agjencia kundër Korrupsion dhe nga AKK thuhet se ka shkelje në përbërjen aktuale të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe ne i jemi drejtuar Këshillit të Cilësisë që këto cështje që janë ngritur nga AKK të qartësohen dhe të zgjidhen sa më shpejtë dhe të mos ketë vendimmarjje deri ën zgjidhjen e këtyre problemeve”, ka thënë tutje ministri.

Ministri shtoi se vendimi i Këshillit shtetëror të Cilësisë ua mohon regjistrimin e studentëve për një vit në tri universitete publike dhe se presin që ky Këshill t’i zgjidhë këto çështje të cilat nga ministria po shihen si vendime kundërshtuese me punën që ka ky organ./Zëri