Abdixhiku: Test mocion para shtatorit, LDK-ja e VV-ja duhet ta marrin qeverinë

Abdixhiku: Test mocion para shtatorit, LDK-ja e VV-ja duhet ta marrin qeverinë

Aktuale korrik 11, 2019 - 23:54
Lexoni detajet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij duhet ta udhëheqë vendin.

Ai ka thënë se pjesë e qeverisë së ardhshme të vendit duhet të jetë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Është momentumi që, 20 vjet pas çlirimit të Kosovës, të jenë në front LDK-ja dhe VV-ja”, është shprehur ai në televizionin T7.

Ai ka thënë se, “përkundër dallimeve” që kanë këto dy parti, ato duhet të bëhen bashkë.

“Një aleancë e tillë do të ringjallte sado pak shpresat në Kosovë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Deputeti i LDK-së ka thënë se opozita mund të dalë me një “test mocion” kundër qeverisë së Ramush Haradinajt para shtatorit.