Bytyqi takohet me ambasadoren e Izraelit në Beograd, bisedojnë për bashkëpunim në arsim

Bytyqi takohet me ambasadoren e Izraelit në Beograd, bisedojnë për bashkëpunim në arsim

Aktuale korrik 11, 2019 - 17:47
Lexo tjera detaje

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Beograd dhe jo rezidente në Kosovë, Alona Fisher-Kamm, me të cilën kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit mes dy vendeve.

Këtë e bëri të ditur Bytyqi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova.

Ai tha se ka falënderuar Ambasadoren Alona Fisher -Kamm për bashkëpunimin e deritanishëm të Izraelit me Kosovën, si dhe për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim të përafërt në fusha të caktuara të arsimit.

“Theksova se kemi nevojë për trajnime të mësimdhënësve dhe të inspektorëve të arsimit, por edhe për trajnime të drejtorëve të shkollave me qëllim të realizimit të plotë dhe cilësorë të reformave në arsim”.

“Po ashtu, përfitimi nga praktikat e mësimdhënies në Izrael, do të ishin me shumë interes në përpjekjet tona që të kemi një arsim modern çfarë e dëshirojmë në Kosovë”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.