Vogëlushja nga Drenasi në gjendje të rëndë – Pësoi djegie të shkallës së dytë

Vogëlushja nga Drenasi në gjendje të rëndë – Pësoi djegie të shkallës së dytë

Aktuale korrik 10, 2019 - 14:22
Lexoni detajet

Një vogëlushe 11 muajshe nga Drenasi ka pësuar djegie të shkallës së dytë dhe aktualisht gjendet në gjendje kome pasi mjekët po e trajtojnë nën ndikimin e barnave të gjumit, për shkak të dhimbjeve të padurueshme.

Dea Tahiraj aktulisht është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në Prishtinë.

Shaqir Uka, ushtrues detyre i shefit në Intenzivën Qendrore ka sqaruar për Klan Kosovën se si ka ardhur deri tek djegia e fëmijës 11 muajshe.

”Ka pësuar djegie nga uji shumë i nxehtë nga një nxemës express i ujit. Djegia i ka perfshi 30% te lerkures. Kjo gjendje është konstatuar djegie e shkalles 2A dhe 2B, shkalles se dyte”.

Uka ka bërë të ditur se Dea Tahiraj sot ka qenë në sallën e operimeve ku i është nënshtruar një procesi të pastrimit dhe fashimit të plagëve dhe është rikthyer sërish për trajtim në repartin intenziv.

Plagët e saj përfshijnë zonën nga koka, gjoksi, shpinës, duarve dhe këmbëve.

U raportua nga rrjetet sociale se familja ka kërkuar ndihmë për trajtimin e vogëlushes por rreth kësaj çështje prindërit e Dea Tahirajt nuk janë prononcuar për Klan Kosovën.

Të gjithë ata që duan të ndihmojnë Dea Tahirajn për tu mjekuar mund të kontaktojnë babain e saj, Jahir Tahirajn në këtë numër telefoni: +38346147331 apo mund të depononi mjetet në këtë numër të llogarisë bankare e cila.

1501070002065495
Jahir Tahiraj
Image