Përplasja mes presidentit të Shqipërisë dhe kryeministres serbe për Kosovën në Sarajevë

Përplasja mes presidentit të Shqipërisë dhe kryeministres serbe për Kosovën në Sarajevë

Aktuale korrik 09, 2019 - 11:44
Lexoni detajet

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç i është kundërpërgjigjur Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta kur ku i fundit është ankuar se Kosova nuk po merr pjesë në Samitin e Sarajevës.

Ilir Meta fillimisht shprehu keqardhjen se Kosova nuk gjendet në këtë samit, duke i kërkuar Bosnjës dhe Hercegovinës ta njoh pavarësinë e Kosovës, shkruan Insajderi.

E menjëhershme në reagim ka qenë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç e cila ka thënë se shteti ku është duke u mbajtur ky samit nuk e njeh shtetin e Kosovës.

“Në këtë tryezë ka disa vende që nuk e njohin Kosovën, dhe unë sugjeroj që të mos ketë përplasje për këtë çështje mes shteteve të tjera. Më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinë nuk janë këtu. Kjo tregon se çfarë bashkëpunimi dëshiron Prishtina”, ka thënë ajo shkruajnë mediat serbe.

Ajo po ashtu tha se rajoni nuk mund të jetë stabil dhe i  qëndrueshëm derisa nuk është Serbia anëtare e BE-së.

Kujtojëm se në këtë samit Shqipëria fillimisht kishte paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë për shkak të injorimit ndaj Kosovës, por Ilir Meta presidenti i Shqipërisë dje mbërriti në këtë samit./Insjaderi