Ljajiq: Do të vazhdojmë të dërgojmë ushqime elementare në Kosovë

Ljajiq: Do të vazhdojmë të dërgojmë ushqime elementare në Kosovë

Aktuale qershor 26, 2019 - 10:43
Lexoni detajet

Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Ljajiq tha sot se Serbia do të vazhdojë të furnizojë popullatën në Kosovë, të paktën me ushqimet bazë.

“Këtë mëngjes, jemi njoftuar se deficiti më i madh është me qumësht, nuk ka fruta dhe perime në supermarkete, dhe raftet me artikuj të tjerë ushqimor ngadalë po zbrazen”, tha Ljajiq për RTS, transmeton "Zëri.info".

LEXO EDHE: Gjuriq: Do ta gjejmë mënyrën për ta furnizuar me mallra popullin tonë

Ai tha se pas aksionit të njësisë speciale ROSU, gjithnjë më pak mallra nga Serbia qendrore shkuan në Kosovë dhe shtoi se për shkak të futjes së taksës “të gjithë kanë humbur”, por më së shumti ekonomia serbe.

“Nga Serbia, 228 milionë më pak mallra janë eksportuar nga 21 nëntori deri në 24 qershor. Çmimi i mallrave në Kosovë është rritur me 5.3 për qind. Përveç kësaj, Kosova ka rritur importin me 6.4 për qind, pavarësisht njoftimeve që prodhuesit vendas do të përdorin aplikimin e taksës për të rritur prodhimin, dhe të vetmit që ka gjasa se po përfitojnë janë kontrabandistët dhe vendet fqinje”, tha Ljajiç.

Ai vlerësoi gjithashtu se çështja e taksës është bërë një çështje e brendshme politike në Kosovë dhe se i vetmi “fitues politik” është Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili aplikoi këto taksa./Zeri