Gjuriq: Do ta gjejmë mënyrën për ta furnizuar me mallra popullin tonë

Gjuriq: Do ta gjejmë mënyrën për ta furnizuar me mallra popullin tonë

Aktuale June 26, 2019 - 10:37
Lexoni detajet

Nesër në veri të Kosovës qytetarët serbë do ta improvizojnë një katastrofë humanitare, ku sipas burimeve të gazetës “Zëri” mediet serbe do ta përcjellin drejtpërdrejt ngjarjen teksa 40 persona do të shtyhen për një bukë. Qeveria e Kosovës insiston se po inskenohet një krizë humanitare, pasi që në veri ka artikuj ushqimorë dhe barna të mjaftueshme, shkruan Gazeta "Zëri". 

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, u ka dërguar mesazh serbëve të veriut që të mos brengosen, sepse, siç ka porositur ai, Serbia do të gjejë mënyra për të futur prodhimet serbe në Kosovë.

Edhe Gjuriq, sikurse afaristët e veriut të Kosovës, ka thënë se tani mungojnë artikujt elementarë ushqimorë në komunat veriore të Kosovës, pasi që shqiptarët i kanë ndërprerë vijat e furnizimit me mallra nga Serbia.

“Do të gjejmë mënyra që të dërgojmë mallra për popullin tonë atje. Për gjithçka është fajtore opozita, pasi që ajo nëpërmjet Borko Stefanoviqit ka nënshkruar marrëveshje në vitin 2012, e cila mundëson këtë. Kanë nënshkruar për vendosjen e doganës në pikat kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjak e tash kjo Polici kufitare është duke grabitur kamionët me mallra, derisa në Mitrovicë ka mungesë të të gjithë artikujve ushqimorë elementarë”, ka thënë Gjuriq. /ZERI