Hoxha: BE-ja po i bën padrejtësi Kosovës

Hoxha: BE-ja po i bën padrejtësi Kosovës

Aktuale June 26, 2019 - 09:35
Lexoni detajet

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në një deklaratë për “Zërin” ka thënë se është padrejtësi që BE-ja nuk ka mbajtur premtimin e dhënë ndaj Kosovës sa i përket vizave, mirëpo kjo nuk do ta ndalë rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE.

LEXO EDHE: Fajon: Mosliberalizimi i vizave për Kosovën, padrejtësi e BE-së

“Ne jemi duke zbatuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, jemi duke zbatuar MSA-në, të gjitha reformat e parapara me Agjendën Evropiane të Reformave, jemi duke intensifikuar punën për mënjanimin e çdo pengese në rrugën e përafrimit maksimal me BE-në, për fuqizim të sundimit të ligjit, për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, duke zbatuar rekomandimet e raporteve ndërkombëtare si raport për vendin dhe rekomandimet tjera që dalin nga dokumentet madhore në procesin integrues”, ka thënë Hoxha.

Hoxha po ashtu ka thënë se integrimi i Kosovës në BE është interes nacional i Kosovës.

“Procesi integrues nuk do të ndalet, nuk do të hamendemi para asnjë dileme për rrugën tonë, sa më shpejt që do të arrijmë, kjo pjesë e Evropës dhe botës do të ketë më shumë energji pozitive, më shumë mirëkuptim e mirëqenie, më shumë paqe e stabilitet, më shumë kushte për thellimin dhe të fqinjësisë së mirë, të vlerave njerëzore e demokratike”, ka theksuar ajo. /ZERI