Fajon: Përbërja e re e Parlamentit Evropian është në favor të zgjerimit

Fajon: Përbërja e re e Parlamentit Evropian është në favor të zgjerimit

Aktuale June 26, 2019 - 09:12
Lexoni detajet

Eurodeputetja Tanja Fajon ka thënë për “Zërin” se është e papranueshme që Bashkimi Evropian të mos ia heqë vizat Kosovës, pavarësisht plotësimit të të gjitha kritereve të nevojshme. Megjithatë, ajo ka shtuar se përbërja e re e Parlamentit Evropian është në favor të zgjerimit, shkruan Gazeta 'Zëri".

Ndërsa duke folur për zgjerimin e BE-së, duke i përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, Fajon vlerëson se pas zgjedhjeve të mbajtura në maj të këtij viti përbërja e re e Parlamentit Evropian është në favor të zgjerimit të BE-së.

“Përbërja e Parlamentit Evropian ka ndryshuar pas zgjedhjeve. Për herë të parë dy grupet e mëdha pro evropiane, EPP-ja dhe S&D-ja, nuk kanë më shumicën. Pavarësisht disa fitoreve në mesin e anëtarëve euroskeptikë dhe të ekstremit të djathtë në zgjedhjet e fundit jam e bindur se me Renew Europe (ish-ALDE) dhe të Gjelbrit Parlamenti Evropian mbetet pro evropian dhe favorizon zgjerimin e mëtejshëm të BE-së. Vazhdimi i zgjerimit i BE-së është një politikë vendimtare e BE-së jo vetëm në Evropë, por edhe për Ballkanin Perëndimor, me qëllim që të sigurohet prosperitet, stabilitet, pajtim dhe një e ardhme e ndritur veçanërisht për të rinjtë”, ka thënë ajo për "Zërin".