Sherifi: Liderët e koalicionit duhet të ulen dhe të vendoset si të ecet përpara

Sherifi: Liderët e koalicionit duhet të ulen dhe të vendoset si të ecet përpara

Aktuale June 25, 2019 - 19:32
Lexoni detajet

Kryetari i Grupit Parlamentar të NISMA-s për Kosovën, Bilall Sherifi ndërsa ka folur për funksionimin e Kuvendit, ka thënë se ka vështirësi të takohet çdo javë dhe të marrë vendime, por nuk është jofunksional.

Ai ka pranuar se koalicioni nuk i ka 61 vota, por shton se në votime marrin pjesë 63 apo 64 deputetë.

“Me 62 ka startuar, minus 10 bëjnë 52. Herë ka pasur telashe me deputetë që ka kushtëzuar votën për buxhet dhe ndonjë projekt”, ka deklaruar Sherifi, ndërsa ka thënë se PSD e ka mbështetë punën e Kuvendit.

“Është koalicion jo formal, e kanë mbështetë punën e Kuvendit në interes të Kosovës, por jo punën e Qeverisë”, ka deklaruar Sherifi.

Kurse sa i përket mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë ka thënë se në Kosovë është qasje ose të bëhen numrat, 61 vota sa nevojiten ose nuk hidhet mocioni në Kuvend.

“Këta (opozita) kanë zgjedh pa i bërë 61 të mos vijnë në Kuvend. Derisa nuk i bën 61 vota i ke dy vite, kurse në anën tjetër 3 muaj”, ka deklaruar Sherifi, në Klan Kosova.

Është koha që liderët e koalicionit të ulen dhe të bisedojnë.

“Kemi një situate kur liderët të ulen dhe të vendoset si të ecet përpara, pasi koalicioni ka pasur për qëllim disa projekte politike përpara”, ka deklaruar ai.

Ai thotë se ka një situatë ku mungon uniteti i duhur për t’i shtyrë proceset përpara.