Edhe raporti i BE-së thotë se homologimi nuk është monopol

Edhe raporti i BE-së thotë se homologimi nuk është monopol

Aktuale June 25, 2019 - 17:54
Lexoni detajet

Kohët e fundit nga Zyra e BE-së në Kosovë respektivisht nga drejtoresha e saj, Natalyia Apostolova është aktualizuar çështja e kontrollit të veturave apo homologimit.

Zyra e BE-së përmes misionit të saj TAIEX kishte dërguar në Kosovë nga data 14-17 Maj 2019 dy ekspertë nga Lituania. Ky mision kishte ardhur me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit në pajtim me zyrën e BE-së.

Ata kanë evidentuar disa gjetje për nevoja të përafrimit të legjislacionit. Sot në komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik u diskutua për këtë çështje me ç’rast u tha se në këtë raport nga ekspertët e BE-së, nuk bëhet fjalë askund për monopol por disa ndryshime të neneve të ligjit për automjete (nenit 30 dhe 33).

I njëjti raport mes tjerash thotë: “Informacionet dhe pikëpamjet e përcaktuara në këtë raport i përkasin autorit(-ëve) dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë opinionin zyrtar të BE-së. As institucionet apo organet e BE-së e as ndonjë person që vepron në emër të tyre nuk mund të konsiderohet përgjegjës për informacionet që gjenden në këtë raport”.

Ky është dokumenti i siguruar nga Klan Kosova:

 

Image 
Image 
Image 
Image