Përgjimet për shit-blerje të votave, Rama nis procesin gjyqësor ndaj “Bild”

Përgjimet për shit-blerje të votave, Rama nis procesin gjyqësor ndaj “Bild”

Aktuale June 25, 2019 - 16:40
Detajet

Pas publikimit të përgjimeve të gjermanes “Bild”, shefi i qeverisë shqiptare përmes një statusi në Twitter ka bërë të ditur se ka kontraktuar avokatin që do e mbrojë.

Dhe siç ka bërë të ditur vetë Rama, ai është Matthias Prinz.

Statusi i plotë Ramës në Twitter:

Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD!

Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes.

E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije.

“Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh,jo për drejtësi! Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me ‘zbulime gjermane’, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24”, kishte shkruar Rama.

Gazeta prestigjioze ka publikuar një seri audio-përgjimesh të siguruara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ku rezultojnë se janë regjistruar bisedat e zyrtarëve më të lartë të Partisë Socialiste, përfshirë kryeministrin Rama. Shpesh herë këtë zyrtarë janë regjistruar duke biseduar për zgjedhjet dhe për vota me personazhe të botës së krimit në Shqipëri.