Ambasadori i Zvicrës vlerëson rolin e LDK-së në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova

Ambasadori i Zvicrës vlerëson rolin e LDK-së në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova

Aktuale June 25, 2019 - 15:58
Lexoni detajet

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme është takuar me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

 Siç thuhet në njoftim, Mustafa e njoftoi ambasadorin Lebet për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së, me theks të veçantë mbi dialogun Kosovë-Serbi, zgjedhjet brenda LDK-së, mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë PAN dhe zhvillimin socio-ekonomik në vend.

Po ashtu, Mustafa e falënderoi shtetin e Zvicrës për përkrahjen e vazhdueshme dhënë vendit tonë. Njëkohësisht, shprehu përkushtimin e LDK-së për të punuar në zhvillimin e Kosovës.

Ambasadori Jean-Hubert Lebet vlerësoi rolin e LDK-së gjatë gjithë këtyre proceseve në Kosovë.