Homologimi i veturave: Përplasen Lekaj dhe Konjufca

Homologimi i veturave: Përplasen Lekaj dhe Konjufca

Aktuale qershor 25, 2019 - 15:41
Lexoni detajet

Derisa ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj po raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave, ka plasur debati mes tij dhe deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Situata u tensionua kur gjatë debatit, Konjufca pyeti ministrin Lekaj se “sa është paguar nga EuroLab”.

I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit Lekaj, i cili tha se kjo është vepër penale dhe për këtë fjalë i tha Konjufcës se mund të shkojë në gjykatë.

Konjufca replikoi duke thënë se dikush ka marrë para në vitin 2009, dhe po merr edhe në vitin 2019.

“Dikush po merr para edhe tash, tregona kush”, tha ai.

E Lekaj tha se nuk ka marrë asnjëherë para nga askush dhe se nuk është i interesuar për EuroLab.

“Kjo që bëre është turp, ti më njeh edhe familjarisht. Kurrë nuk kam marrë para nga askush dhe nuk jam aspak i interesuar për EuroLab. Më vjen shumë keq në çfarë gjendje keni ardhur”, tha ai.

Ministri Lekaj ka pasur debat edhe me deputetët tjerë, si deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe deputetin Salih Zyba. /Periskopi