Komuna e Gjakovës, BE dhe UNDP fillojnë punimet në revitalizimin e Urës së Terezive dhe Urës së Tabakut

Komuna e Gjakovës, BE dhe UNDP fillojnë punimet në revitalizimin e Urës së Terezive dhe Urës së Tabakut

Aktuale June 25, 2019 - 15:10
Lexoni detajet

Komuna e Gjakovës, Zyra e Bashkimit Evropian (BE) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të fillojnë punimet në revitalizimin e Urës së Terezive dhe Urës së Tabakut, të mërkurën, më 26 qershor, me fillim në ora 14:00 tek Ura e Terezive dhe 14:45 tek Ura e Tabakut.

Ky aktivitet bëhet në bashkëfinancim me komunën e Gjakovës dhe është pjesë e projektit Dialogu Ndër-komunitar Gjithëpërfshirës për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore të financuar nga Instrumenti i BE-së për Paqe dhe Stabilitet (IcSP / BE) dhe implementuar nga UNDP.

Punimet në këtë projekt që do të zgjas tre muaj përfshijnë: zbukurimin e vendeve përreth urave, krijimin e shtigjeve të reja, vendosjen e ulëseve, elektrifikimin dhe shënimet historike / interpretimin e vendndodhjes.

Prezent në fillimin e punimeve do të jenë Kryetari i Komunës së Gjakovës, Z. Ardian Gjini dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Znj. Maria Suokko.

Ftesë:

  • Ftohen mediat të marrin pjesë në këtë ngjarje.
  • Kush: BE, UNDP dhe Komuna e Gjakovës
  • Çka: Fillimi i punimeve në revitalizimin e dy urave në Gjakovë
  • Kur: E mërkurë, 26 qershor
  • Ku: Në ora 14:00 tek Ura e Terezive dhe 14:45 tek Ura e Tabakut