Haradinaj: Serbia synon ta realizojë planin final për katastrofë humanitare në veri të enjten, nuk do ta lejojmë

Haradinaj: Serbia synon ta realizojë planin final për katastrofë humanitare në veri të enjten, nuk do ta lejojmë

Aktuale June 25, 2019 - 15:05
Lexo Detajet

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se të enjten është koha kur në veri parashihet të ‘improvizohet plani final për katastrofë humanitare në veri’.

Ai këto komente i ka bërë në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

“Kemi prova të një skenari ku përgatitet improvizimi i një katastrofe humanitare. Do t’i dekonspirojmë këto projekte të cuditshme që nuk i takojnë këtij shekulli. E dimë që target në kohë e kanë të enjten, por i kemi paralajmëru. Eksizton një tendencë me na i mbyllë sytë si Kosovë ndaj kontrabanës. Nuk guxojmë me leju kontrabandën, atë që quhet ‘linja e gjelbërt’. Nuk do të kthehemi prapa, pra do ta forcojmë rendin dhe ligjin në veri”, ka thënë Haradinaj, përcjell Periskopi.

Ndërkohë, ai është pyetur sërish për takimin e fshehtë që kanë mbajtur të deleguarit e tij në Berlin, duke mohuar se ka qenë i tillë – pra i fshehtë – mirëpo, një ditë pasi kishte ndodhur ky takim, Periskopi kishte kontaktuar disa prej partive që janë partner qeverisës me Haradinajn, ndër to PDK dhe AKR, të cilat patën mohuar se kanë qenë të njoftuara për një takim të tillë.

“Takim i ftumë nga zyrja e kancelares Merkel, ndër njerëzit më të afërt, nga palët në dialogun teknik, mund të quhet konfidencal, i punes, por as i fshehtë as sekret. Është në mandatin që ka Kosova, qeveria. Ju siguroj se informoj partnerët e koalicionit qeverisës, do të thotë më vjen keq që s’janë zbatu marrëveshjet dhe ka shpërputhje në ato që janë zbatu e nuk janë zbatu”, ka thënë Haradinaj.