Vuçiqi nis kundërmasat për taksën 100%

Vuçiqi nis kundërmasat për taksën 100%

Aktuale qershor 24, 2019 - 10:53
Lexoni detajet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se kundërmasat për taksën 100% do të nisin menjëherë pas festës së ‘Vidovdan-it’.

Ai tha se do të realizohet një bisedë me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë dhe do të vendosen se cilat masa të ndërmerren.

Vuçiq tha se shpreson që të mos jenë të nevojshme kundërmasat, por që sipas tij serbët janë të detyruar për një gjë të tillë nëse nuk ka progres.

Presidenti serb, Vuçiq deklaroi se marrëveshja për vendkalimet në Jarinje dhe Bërnjak të nënshkruara në 2011 duhet të respektohen ashtu siç ishin nënshkruar, edhe pse tha se është marrëveshja më e keqe e ndërmarrë ndonjëherë.

“Ne përpiqemi, kudo që të mundemi, të mos zbatojmë marrëveshjet katastrofike që qeveria e mëparshme ka arritur. Qeveria e kaluar nënshkroi një marrëveshje për njohjen e diplomave të cilat në anën tonë nuk kryejnë punë”, tha ai.

Vuçiq tha po ashtu se është lajmi keq që nuk do të ketë takim në Paris, duke theksuar se Prishtina e kuptoi se Serbia po ngutet për progres ekonomik.

Ndryshe duhet përkujtuar që takimi në Paris u paralajmërua të mbahej me datën 1 korrik, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi ky takim u anulua.