Agim Veliu për incidentin e sotëm: S’ka pasur rrahje, por vetëm shtyrje

Agim Veliu për incidentin e sotëm: S’ka pasur rrahje, por vetëm shtyrje

Aktuale June 23, 2019 - 22:27
Lexo Detajet

Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu tha për “Bota Sot” se nuk ka pas përplasje fizike siç u raportua sot përveç disa konfrontimeve verbale.

Kryetari i Podujevës, gjegjësisht edhe anëtarë në kryesi të LDK-së, Agim Veliu tha se në Podujevë nuk ka ndodh asgjë dhe se gjithçka ka shkuar mbarë.

“Jo jo ka ndodhur kurrfarë rrahje, aty është votu me votim të fshehtë. Tjetër janë disa shtyrje, mundet me pas paqartësi. Gjithçka ka shku mbarë e mirë. Fillimi ka qenë në kuadër të qartësimeve kush është i asaj pjese kush nuk është, a ka dikush brenda që don me ba ndonjë sherr. Por në fund të fundit kurrfarë problemi nuk ka ndodh, iu kanë nënshtruar votimit të fshehtë, janë numëruar votat dhe gjithçka ka shku në rregull”, tha ai.

Ndryshe, është raportuar se të dielën në shkollën fillore “Ibrahim Rugova” në Podujevë ishte paraparë të mbahej procesi zgjedhor i LDK-së.

Mirëpo, i njëjti është ndërprerë, pasi që disa persona kanë filluar të përplasen mes vete.