Bërxulli tregon se a mund të përsëriten trazirat e 97-ës në Shqipëri

Bërxulli tregon se a mund të përsëriten trazirat e 97-ës në Shqipëri

Aktuale June 20, 2019 - 23:35
Lexo Detajet

Opinionisti Dashamir Berxulli në rtv21 ka folur për ngjarjet e fundit politike që po ndodhin në Shqipëri, ku tha se ngjajnë me atë të vitit 2009-2011, kur Edi Rama doli në rrugë dhe bëri greva urie në mënyrë që të kishte shans t’i fitonte zgjedhjet.

“Mendoj që ka karakteristikat e veta. Mund të ngjajë me ndonjë element krize të mëhershme, po i ka karakteristikat e veta. Për mua, më ngjanë në një masë me atë që ka bërë domethënë mazhoranca e sotme në fillim të mandatit të dytë të djathtës, në vitin 2009-2011. Kur thoshte hap kutitë, edhe për një kohë të caktuar ishte jashtë parlamentit, dhe vetëm kur kuptohej që eventualisht ka gjasa që të vijnë këta të pushtetit. Ishte një situatë kur Edi Rama do të thotë konsolidonte pozicionin e vet si kryetar i opozitës, kryetarë i Partisë Socialiste meqenëse humbi zgjedhjet përballë Berishës, do të thotë mandatit të tij të parë, edhe për të certifikuar pozicionin e tij, për të mbajtur pozicionin e tij, ai vendosi ta radikalizonte situatën".

"Doli në rrugë, bëri greva urie, dhe më shumë ngjanë me atë, sepse ky ishte moment që të afroheshin në zgjedhjet e 2013 dhe ai të kishte shans. Dhe e dinte që qeverisja e djathë kishte problemet e veta, dhe ashtu kaloi. Për momentin, ne kemi parti politike shqiptare, secila ndjekë interesin e vetë nuk mendojnë interesin e njerëzve, vetëm radikalizojnë njerëzit, sidomos njerëz, të cilët nëpër lokalitete të varfra nuk kanë edhe çfarë të bëjnë. Janë të varfra, normale që manipulohen lehtësisht, edhe bëhet si një realitet mediatik do të thotë realitet kombëtar.”, tha ai.

Berxulli më tutje tha se nuk përjashton mundësinë që nëse palët vazhdojnë të shkojnë në drejtime krejtësisht të kundërta, mund të ndodhin përplasje edhe më të mëdha.“Por nuk përjashtoj që nëse vazhdojnë palët duke shkuar në drejtime krejtësisht të kundërta, edhe jo nëpërmjet dialogut siç ndodhi para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, atëherë ka mundësi që të ndodhin edhe përplasje më të mëdha.”, tha ai.