Fushë Kosova nesër teston linjën që furnizon me ujë

Fushë Kosova nesër teston linjën që furnizon me ujë

Aktuale June 20, 2019 - 22:34
Lexo Detajet

Në Fushë Kosovë nesër do të bëhet testimi i linjës magjistrale të furnizimit me ujë.

KRU “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të testimit, ujë për një kohë do të jetë i turbullt si rezultat i rrjedhjes së ujit në kahjen e kundërt, dhe se gjithçka do të kthehet në normalitet.

“Lusim qytetarët që gjatë ditës së nesërme nëse hasin në rrjedhje të ujit të lajmërojnë Ujësjellësin, pasi që ekipet mobile nesër do të jenë anembanë Fushë Kosovës për të monitoruar furnizimin me ujë”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga KRU “Prishtina”.