Basha: Kemi marrë informacione nga vendet partnere, askush s’e shpëton Ramën

Basha: Kemi marrë informacione nga vendet partnere, askush s’e shpëton Ramën

Aktuale June 20, 2019 - 22:30
Lexo Detajet

Një ditë para protestës së opozitës, kreu i opozitës Lulzim Basha shprehet se nuk do të ketë dhunë dhe s’do të preket asnjë fije floku e qytetarëve apo punonjësve të policisë.

Kemi marrë informacione nga shërbimet e inteligjencës së vendeve partnere dhe Ramën nuk ka asnjë argat nga Beogradi që ta shpëtojë, tha Basha.

“Rama ka marrë fund në çdo kancelari të Perëndimit. Sepse asnjë nga shqiptarë nuk dëshiron të jetojë në Shqipëri dhe të punojë me djersën e ballit. Nesër do dal në protestë me bashkëshorten dhe dy vajzat e mija, u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të vijnë në protestë me familjet e tyre dhe do të jetë protesta më e madhe. Nuk do të ketë asgjë që të kërcënojë apo të kërcënojë një fije floku të asnjë protestuesi dhe punonjësi policie. Kemi marrë informacione nga shërbimet e inteligjencës së vendeve partnere dhe Ramën nuk ka asnjë argat nga Beogradi që ta shpëtojë,” u shpreh kreu i PD në emisionin “Opinion”.

Ai shtoi se në 30 qershor në Shqipëri s’do të ketë zgjedhje, dhe “çdo prove tjetër farsë nuk do të ndodh dhe nuk do të njihet nga asnjë”.