S’ka kuorum për votimin e rezolutave të propozuara nga opozita

S’ka kuorum për votimin e rezolutave të propozuara nga opozita

Aktuale June 19, 2019 - 11:54
Lexoni detajet

Në bazë të kërkesës së 44 deputetëve, më 12 mars të këtij viti ishte mbajtur një diskutim në lidhje me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara, raporton "Zëri.info". 

Kanë kaluar tre muaj që kur është ngritur një rezolutë për këtë çështje, por që nuk ka arritur të votohet.

Për shkak të mungesës së kuorumit, as në seancën e sotme nuk arriti të votohej ajo.

Po ashtu, nuk u votuar as rezoluta nga debati parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit që nga paslufta./Zëri