Konfirmohet: Anthony Godfrey do të emërohet ambasador i Amerikës në Serbi

Konfirmohet: Anthony Godfrey do të emërohet ambasador i Amerikës në Serbi

Aktuale June 19, 2019 - 11:41
Lexoni detajet

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se ka ndërmend që ta emërojë Anthony Godfrey nga Virxhinia si ambasador të ri në Serbi.

Siç bëhet e ditur në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë, Godfrey aktualisht është duke shërbyer si zëvendësambasador i Shteteve të Bashkuara në Moskë dhe ka gati 40 vjet shërbim në Marinën e SHBA-ve dhe në diplomaci, transmeton Klan Kosova.

Më parë, ai ishte drejtori i Zyrës së Irakut në Byronë e Lindjes së Mesme  dhe këshilltar-ministër për Çështjet Politike në Ambasadën e SHBA- ve në Bagdad. Ai flet rusisht, turqisht dhe serbo-kroatisht.

Sipas informacionit në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit, gjatë karrierës diplomatike ai ishte zëvendës ambasador në Armeni dhe ka shërbyer edhe në ambasada në Zagreb, Dublin dhe Mins.

Image