Opozita shaka me pozitën: Ia bënë me dije se nuk ka fuqi në Kuvend

Opozita shaka me pozitën: Ia bënë me dije se nuk ka fuqi në Kuvend

Aktuale qershor 19, 2019 - 11:38
Lexoni detajet

Edhe pse seanca plenare e sotme filloi me 69 deputetë të pranishëm në sallë, disa nga deputetët nuk ishin aktiv në votimin e pikave të rendit të ditës, raporton "Zëri.info". 

Edhe në këtë seancë po mungon kuorumi për të votuar projektligjet të cilat tashmë disa seanca nuk po votohen. E ata që nuk po votojnë, janë deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se nuk ka kuptim që të vazhdojë as seanca e sotme.

“Prej se e keni hapur këtë seancë nuk ka kuorum dhe as nuk ka kuptim të vazhdoj seanca. Në këtë gjendje e keni sjellë Kuvendin e Kosovës”, tha ai./Zëri/